Aktualitet

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasjeje në Elbasan, sherri i ndodhur

23 Shtator 2020, 06:41 Nga DOSJA
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasjeje

ELBASAN– Një 23-vjeçar i identifikuar si E. Gashi është vënë në pranga nga polici e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje. Mësohet se arrestimi i të riut është bërë gjatë kontrolleve të shumta të zhvilluara gjatë ditëve të fundit, në kuadër të goditjes së kontigjentëve kriminalë.

23-vjeçari, përveç tentativës për vrasje, mban mbi shpinë edhe precedentë të tjerë penalë. Ai, një vit më parë ka qëlluar me armë një bashkëmoshatar.

Si ndodhi sherri në Elbasan?

Një vit më parë, Gashi qëlloi me armë në drejtim të një të riu në afërsi të spitalit të Elbasanit, i identifikuar me iniciale K.B. Sherri mes dy të rinjve ka nisur pasi i riu me iniciale K.B. e ka goditur makinën me shkelm, duke bërë që E.Gashi të përballet me të. Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë të cilët ndodheshin në vendngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari ne elbasan arrestohet 23 vjecari ne elbasan

Sondazh

Poll