Aktualitet

Rikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter godet Durrësin, epiqendra në detin Adriatik

23 Shtator 2020, 05:55 Nga DOSJA

DURRËS- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 26 km nga Tirana dhe 12 km nga Durrësi, me një thellësi 11 km.  Lëkundjet sizmike janë ndjerë vetëm në qytetin e Durrësit, ndërsa në Tiranë qytetarët nuk kanë ndjerë këtë tërmet. Ndërkohë, nuk raportohet për dëme materiale.

Muajt e fundit disa tërmete kanë goditur vendin. Një tërmet u regjistrua më 15 shtator në qytetin e Lezhës. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km larg këtij qyteti. Po kështu, 12 shtator, pati të tjera lëkundje sizmike në Lezhë. Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter tronditi banorët e Lezhës. Fatmirësisht nuk pati dëme materiale.

Që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar, lëkundjet sizmike kanë qenë të herëpashershme, por jo shumë të forta. Në tërmetin e 26 nëntorit të 2019 humbën jetën 51 persona dhe u shkatërruan me mijëra ndërtesa.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lëkundje sizimike në durrës termet ne durres lëkundje sizimike në durrës termet ne durres

Sondazh

Poll