Aktualitet

Aksident i rëndë në Neviçisht të Korçës, karroca i del para automjetit, humb jetën drejtuesi i saj (EMRAT)

23 Shtator 2020, 05:30 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Neviçisht të Korçës,

KORÇË- Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:35 ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në fshatin Neviçisht. Burime për Dosja.al bëjnë se 27-vjeçari Ervin Gega, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Hekuran Ramo. Aksidenti i rëndë ndodhi teksa ky i fundit ishte duke lëvizur në rrugë me një karrocë me kalë.

Në momentin që karroca ndodhej në mes të rruges, kafsha është trembur dhe është kthyer pas, duke i dalë para një automjeti që po kalonte aty. Sipas pasojë e aksidentit ka ngordhur edhe kali. Ndërsa, Ervin Gega u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë aksi nacional Kapshticë-Korçë është i bllokuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce vdes drejtuesi i karrocës në korçë aksident ne korce vdes drejtuesi i karrocës në korçë

Sondazh

Poll