Aktualitet

Taksia me 6 sirianë del nga rruga në Krujë dhe përfundon në kanal, plagoset rëndë një prej emigrantëve, e sjellin tek T

22 Shtator 2020, 20:24 Nga DOSJA
Taksia me 6 sirianë del nga rruga në Krujë dhe përfundon

KRUJË– Një aksident i ndodhur në fshatin Borizan të  Krujës ka zbuluar trafikun e 6 emigrantëve sirianë, të cilët i ishin drejtuar kufirit për të mbërritur në vendet e Bashkimit Europian.

Një taksi e cila udhëtonte me 6 emigrantë sirianë në të ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pranë kryqëzimit të Borizanës. Si pasojë e përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur një prej sirianëve, i cili është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës.

Përveç të lënduarit, 5 emigrantët e tjerë sirianë dhe drejtuesi i taksisë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë janë ndaluar nga Policia e Shtetit dhe janë shoqëruar për në Komisariatin e Fushë Krujës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje fushë-krujë aksident ne fushe kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll