Aktualitet

Kultivonin hashash në disa shtëpi, arrestohen tre shqiptarët në Londër (EMRAT)

22 Shtator 2020, 19:46 Nga DOSJA
Kultivonin hashash në disa shtëpi, arrestohen tre shqiptarët

BRITANI– 3 shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi merreshin me kultivimin e hashashit. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se policia britanike ka vënë në pranga Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44- vjeç dhe Erion Beqiraj 35-vjeç pasi këto të fundit janë janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi.

Mësohet se vlera që kapte malli në treg është rreth 500 mijë paund. Të tre shqiptarët kultivonin lëndën narkotike në tre shtëpi dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike. Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre.

Bëhet me dije se gjykata gjykata ka vendosur që t’i lirojë me kusht por megjithatë hetimet do të vazhdojnë

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altion qosla erion beqiraj leon tosku altion qosla erion beqiraj leon tosku

Sondazh

Poll