Aktualitet

E pa vetë “ferrin” me sy, gazetari Kasapi tregon NGJARJET brenda kampit sirian: Na sollën bombë të lyer me gjak

22 Shtator 2020, 19:44 Nga DOSJA
E pa vetë “ferrin” me sy, gazetari Kasapi tregon NGJARJET

TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka treguar  eksperiencën e tij të një viti më parë në kampin sirian të Al-Holit, ku jetojnë shumë gra e fëmijë shqiptarë.

Në fjalën e tij në emisionin “Open”, ai ka treguar se në kamp ndodhnin 2-3 vrasje çdo ditë, ndërsa ditën që ai kishte mbërritur ishte gjetur dhe një çantë me eksplozivë. 

“Gjendja e tyre nuk është e mirë, kushtet aty janë në zgrip të mbijetesës, aty nuk ka ujë, nuk ka kushte higjenike, në kamp ndodhin 2-3 vrasje në ditë. Para se të hyja në kamp u gjet një çantë bombë. Aty vriteshin ushtarë, futeshin xhihadistë të veshur si gra e kryenin vrasje. Imagjinoni si është jetesa në ato kampe. Të gjithë fëmijët e nënat e tyre duhet të kujdeseshin për kaq shumë gjëra njëkohësisht. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit. Çanta ishte e lyer me gjak dhe shkruhej: “Na prisni po vijmë për ju”. Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin,” rrëfeu Julian Kasapi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet julian kasapi kampi i al-howl julian kasapi kampi i al-howl

Sondazh

Poll