Politike

Ende pa dalë vaksina, Shqipëria hyn në listën e porositësve, në korrik BE-ja hoqi dorë: Është shumë e shtrenjtë, një

22 Shtator 2020, 16:07 Nga DOSJA
Ende pa dalë vaksina, Shqipëria hyn në listën e

TIRANË– Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të pasur vaksinën e sigurt anti-covid. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me ekspertë të komitetit të imunizimit në Institutin e Shëndetit Publik.

Në fjalën e saj, gjatë takimit ministria është shprehur se Shqipëria ka zgjedhur të furnizohet me vaksinën “COVAX”, njëjsoj si 80 shtete të tjera në të gjithë botën, përfshirë edhe vendet e Bashkimit Europian.

Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian,”- tha Manastirliu.

Por jo më larg se më 24 korrik, “Reuters” publikoi një artikull në të cilin shkruhej se Bashkimi Europian nuk do të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit përmes programit global Covax, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo pasi BE e shikon prodhimin e  saj si një process të ngadaltë dhe me një kosto shumë të lartë.

Sipas Reutersçmimi që po synon ‘Covax’ për çdo vaksinë të Covid-19 është 40 dollarë secila ndërkohë BE po zhvillon aktualisht bisedime me disa kompani farmaceutike në lidhje me dozat e vaksinës që mund të kushtojnë më pak se aq. Bëhet fjalë për kompanitë: Moderna, Sanofi, Johnson%Johnson, BioNTech dhe CureVac.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu vaksina anti-covid vaksina covax ogerta manastirliu vaksina anti-covid vaksina covax

Sondazh

Poll