Mashtrimi prej 5 mln euro me maskat e COVID-19/ Skandali në Itali, hetimi përfshin edhe në Shqipërinë
22 Shtator 2020, 18:54Nga DOSJA
Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.
Një burim i besueshëm i tha Top Channel se kompania mashtruese e cila u pagua për të furnizuar me maska Italinë në kulmin e pandemisë covid-19, por që nuk e kreu detyrën, ka transferuar shuma të konsiderueshme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri.
Në informacionin sekret të përcjellë prokurorisë theksohet se një kompani me seli në Tirane me aksioner në masën 70 përqind shtetasin Vincenso Nuzielo dhe me 30 përqind një shtetase shqiptare gjenden në listën e shoqërive që u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.
“Në rajonin e Lazios, Itali u raportua mashtrimi për maskat nga shoqëria Eco tech srl. Por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se kjo shoqëri u zëvendësua me kontrata publike në këtë vend nga kompania Biolife srl citohet në shkresën e autoriteteve të huaja dorëzuar Shqipërisë”.
Burimet e Top Channel pohojnë ekskluzivisht se në këtë dokument përmendet se shoqëria “Bio Life SRL” ka dyshime se përfitoi vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020 shumën e rreth pesë milione eurove nga rajoni i Lazios si pagesa për pajisje anti covid.
Por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë Frog në Tiranë ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë. Hetimi për maskat fantazëm nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërkohë që deri më tani raportohet se përmes kësaj skeme u futën në lojë edhe kompani të tjera transfertat e të cilave dyshohet se janë postuar në vende të ndryshme.
DELVINE– Janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus në Delvinë.Mësohet se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus një edukatore dhe një pensioniste n...
TIRANË–Zbardhet dinamika e vrasjes së Regis Runaj, e ideuar dhe e porositur nga Erion Alibej, disa javë më parë në Elbasan. Sipas të dhënave në dosjen e Pr...
TIRANE– Ditën e sotme është emëruar në pozicionin e gjeneralit të brigadës ushataraku Arben Kingji. Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta X...
TIRANË- Avokati i njohur Saimir Vishaj ka folur së fundmi në lidhje me vendimin e gjykatës e cila la me arrest shtëpie këngëtaren shqiptare Fjolla Morina, ...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me rolet e pjesëtarëve të grupit kriminal të shqiptarëve, që menaxhonin trafikun më të madh të kokainës nga vende...
DURRËS– Arbër Kote, personi që qëlloi me thikë duke lënë të vdekur Idajet Dullën, nuk është pranuar në burgun e Durrësit.Burime për Dosja.al bëjnë me...
VLORË– Ditën e sotme fshati Dukat në Vlorë është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije se për shkak të zjarrit rrezikohen të digjen edhe dy bane...
DURRËS– Gazetarja Klodjana Haxhiraj ka bërë publike bisedën e saj telefonike me Vasil Tatazin, babain e një prej djemve të përfshirë në sherrin me të vrarë...