Aktualitet

Kryebashkiakia e Dimalit ngatërron emrin e bashkisë që drejton, Manastirlliu bën të njëjtën gjë gjatë inspektimit të q

22 Shtator 2020, 19:22 Nga DOSJA
Kryebashkiakia e Dimalit ngatërron emrin e bashkisë që drejton,

BERAT– Kryebashkiakia në qarkun e Beratit, Juljana Memaj, ka harruar për të disatën herë emrin e bashkisë që ajo drejton. Në çdo dalje të fundit në media Juljana Memaj ka harruar se bashkisë Urë-Vajgurore ia ndryshoi emrin me dëshirën e saj në bashkia Dimal në 24 Korrik 2020.

Me një vendim të Këshillit Bashkiak dhe në një ceremoni madhështore në prani të ministrave e deputetëve, që u transmetuar “live”, Memaj e cilësoi ndryshimin e emrit të bashkisë si një event për qytetin. Që nga ajo ditë kur deklaroi se ndryshimi i emrit të bashkisë Urë-Vajgurore në bashkia Dimal kishte si qëllim shndërrimin gradualisht të kësaj qyteze në një destinacion turistik, Memaj e ka harruar emrin e ri që i ka vënë bashkisë që ajo drejton.

Të njëjtën gjë ka bërë dje gjatë një dalje në media edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e cila gjatë inspektimit të punimeve rikonstruktuese në një qendër shëndetësor e ka deklaruar rëndësinë e investimeve në qendrat shëndetësore në “bashkinë Urë-Vajgurore”, siç e ka cilësuar edhe ministrja bashkinë e re “Dimal”.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet juljana memaj ogerta manastirliu juljana memaj ogerta manastirliu

Sondazh

Poll