Aktualitet

Shtetet e BE-së në dyshim për të nisur negociata me Shqipërinë, marrëdhënie të ftohta me Francën

22 Shtator 2020, 19:07 Nga DOSJA
Shtetet e BE-së në dyshim për të nisur negociata me

Revista presigjoze mesdhetare Altajar që botohet në disa gjuhë në Madrid zbulon faktin se shtete të BE-së si Gjermania, Franca, Hollanda, Danimarka dhe Spanja kanë sërish dyshime për të nisur negociatat me Shqipërinë në fund të dhjetorit. Autori i shkrimit me titull e ardhmja e BE dhe zgjerimi, Shqipëria dhe Maqedonia e Verit në udhëkryq Luis Illanas Garcia hedh dritë fillimisht mbi marrëdheniet modeste shqiptaro-franceze.  Sipas tij marrëdhëniet franko-shqiptare, megjithëse janë shënuar historikisht nga mbështetja dhe miqësia e ndërsjellë, nuk janë në të mirën e tyre.

Ekonomikisht, marrëdhëniet Paris-Tiranë janë të ftohta dhe tregtia është e moderuar. Në nivelin politik, ngurrimi i Francës ndaj Shqipërisë në veçanti, përcaktohet nga perceptimi që shoqëria franceze ka për korrupsionin që mbretëron në këtë shtet të Adriatikut. Ky perceptim, i shoqëruar me numrat në rritje nga azilantët politike shqiptarë, krijon një kombinim shpërthyes për refuzimin e Francës për të lejuar negociatat me nje shtet që shihet nga opinion publik franceaz edhe si një fole e trafikantëve të drogës. Hollanda ka harmonizuar qëndrimin negativ me Francën për sa i përket pranimit të partnerëve të rinj në BE.  Jo vetëm Franca e Hollanda, por tani edhe qeveria gjermane, po kundërshton në veçanti negociatat me Shqipërinë, e cila që nga viti 2015 është bërë një dërgues i rregullt i azilkërkuesve në Gjermani.

Brukseli po kërkon jo vetëm reforma konkrete për të garantuar një shtet të së drejtës një ekonomi tregu të qëndrueshme por dhe qëndrime në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.

Kjo do të thotë largim të Tiranës dhe Shkupit nga orbita e Ankarasë.

Në vitin 2018, Shqipëria mori një propozim jozyrtar nga BE për të ngritur kampe dhe infrastrukturë për të akomoduar refugjatët e lindjes se mesme qe të parandalonte arritjet masive në Greqi, Itali dhe Maltë dhe zhbllokuar e ashtuquajtura rruga Ballkanike . Ky plan, një iniciativë gjermane parashikonte zgjedhjen e azilkerkuesve që mund të hynin në BE dhe dëbimin e atyre që nuk e meritonin.

Marrëveshja lidhej me premtimin për të shpejtuar procesin e pranimit të Shqipërisë duke mbyllur një sy të të drejtave civile, nga forcimin e sistemit gjyqësor. Në thelb, BE u përpoq të ndryshonte rolin që Turqia luante deri atëherë dhe po luan edhe tani me perdorimin e rrefugjateve si mjet presioni.

Duket shumë e pafalshme nga Brukseli të konsiderojë që nëse politikat e tij të paqëndrueshme në rajon u kanë dhënë protagonizëm aktorëve të tretë në Ballkanin Perëndimor. Eshte e qartë se mungesa e interesit, ose vonesa e panevojshme e BE-së në fillimin e negociatave të anëtarësimit, mund t’i bëjë Tiranën e Shkupin të mbajnë sytë nga Turqia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be shqiperia be shqiperia

Sondazh

Poll