Politike

Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: PS kërkon të ndryshojë rregullat në mes të lojës

22 Shtator 2020, 12:54 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: PS kërkon të

TIRANE–Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik Oerd Bylykbashi u shpreh se shkresa drejtuar OSBE/ODIHR është kryer në konsultim me SHBA dhe BE.

Ai tha se PS kërkon që të ndryshojë rregullat në mes të lojës kur proçesi ka nisur.

Fjala e Oerd Bylykbashit

“Opozita e Bashkuar, siç ne kishim premtuar më herët, dorëzoi sot draftin e letrës, me të cilën Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODHIR-it me pyetje specifike në lidhje me çështjet thelbësore të mosdarkordësisë që përballet ky Këshill. Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar.

Këtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. Siç ju e dini, Këshilli Politik është ngritur dhe ka funksionuar, deri në marrëveshjen e 5 qershorit, me nxitjen dhe mbështetjen e qartë të partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë të SHBA, BE dhe, në këtë proces, opozita i ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të marrëveshjes së 14 janarit. Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.  Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit. Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë.Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Ajo që kërkon maxhoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venezias dhe ODIHR-i e kanë vizë të kuqe. Këta elementë thelbësorë nuk ndryshojnë, nëse ka kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. Qëllimi i këtij Këshilli Politik është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Duke përmendur elementin thelbësor të funksionimit tonë, që është konsensusi dhe, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi i zgjidhjes së konfliktit është t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it, i cili ka deklaruar gatishmërinë për të na e dhënë këtë përgjgije, ne kemi kërkuar funksionimin e mekanizmit. Prishja e funksionimit të mekanzimit, praktikisht, bën nul mënyrën sesi funksionon ky këshill. Këshilli nuk ka për te qenë kurrë, as fasadë, as vulë noteri e maxhorancës për interesat e saj politikë. Ky këshill funksionon mbi bazën e konsensusit, siç funksionoi deri më 23 Korrik. Kjo është përgjegjësi e madhe që Edi Rama merr përpara opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për ne, ajo që është rënë dakord më 5 Qershor dhe është konkretizuar më 23 Korrik, qendron dhe nuk ka nevojë të ndryshojë.”

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet në pikën 1., hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të thyer renditjen e kryetarit. Kjo solli bojkotin e KP nga opozita  të premten dhe mosdakordësinë për këtë çështje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik ored bylykbashi keshilli politik ored bylykbashi

Sondazh

Poll