Aktualitet

Për 10 ditë u bënë miq vetëm për ta masakruar/ Si u qëllua 27 herë me thikë 23-vjeçari nga Elbasani teksa po i jepte m

22 Shtator 2020, 18:10 Nga DOSJA
Për 10 ditë u bënë miq vetëm për ta masakruar/ Si

TIRANË–Zbardhet dinamika e vrasjes së Regis Runaj, e ideuar dhe e porositur nga Erion Alibej, disa javë më parë në Elbasan. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së qytetit, të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, dy të akuzuarit kryesore për vrasjen Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha u paguan nga Alibej për të eliminuar Runajn. Të dy kishin filluar të shoqëroheshin me viktimën, rreth 10 ditë para vrasjes në mënyrë që të krijonin marrëdhënie njohje dhe besimi me të.

Natën e vrasjes, Halili dhe Hoxha kanë lëvizur nga lokal “Beni” i cili ndodhet poshtë pallatit ku banon viktima në drejtim të një vendi i quajtur “Parku” në afërsi të varrezave të qytetit në lagjen “Emin Matraxhiu”. Bashkë me ta kanë qënë dhe tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Euglen Halili bashkë me viktimën kanë shkuar bashkë me motor pranë varrezave, ndërsa grupi tjerër me mjetin e Xhuliano Hoxhës. Në drejtimin e mjetit ka qënë viktima, ndërsa Euglen si pasagjer dhe në një moment i ka kërkuar viktimës që të ndalonte motorin. 

Sapo Runaj ka nisur që të ulë shpjetësinë, aq sa të mos ishte e rrezikshme për jetën e tij, Eugleni mendohet se e ka qëlluar me thikë në pjesën e qafës dhe më pas në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar 27 prerjë që qëlluan fatale për të. Sipas ekspertizës, i riu mendohet se është vrarë rreth orës 21.45 dhe u gjet më pas i vdekur nga Policia disa orë më vonë, i larë në gjakun e tij. Ende nuk dihet se cili ka qënë “faji” i Runajt, por mendohet se ka ditur shumë detaje lidhur me aktivitetet e shokut të ngushtë, Emiljano Ramazani. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erion alibej erion alibej arrestohet erion alibej erion alibej

Sondazh

Poll