Aktualitet

Masakroi fqinjin me thikë pas sherrit për jashtëqitjet e qenit, arrestohet në plazhin e Durrësit Rizan Aliu

21 Shtator 2020, 20:35 Nga DOSJA
Masakroi fqinjin me thikë pas sherrit për jashtëqitjet e qenit,

KAVAJË– Arrestohet Rizan Aliu, i riu që dhunoi barbarisht dhe qëlloi më thikë fqinjin 60-vjeçar në një lokal në qytetin e Kavajës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e sotme në plazhin e Durrësit.

Aliu ishte shpallur në kërkim nga policia e Kavajës pasi u identifikua nga pamjet filmike se dhunoi barbarisht dhe plagosi të moshuarin Besnik Çelmeta.

Ndërkohë dje u publikuan edhe pamjet e tmerrshme të ngjarjes, ku shihej se si Aliu, futej me vajzën e vogël përdore në lokal, rreh Çelmetën dhe del që aty me ‘kokën lart’ dhe pa u ngacmuar nga askush.

Besnik Çelmeta tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por deri më tani ishte në pritje të vendosjes së drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta rizan aliu besnik çelmeta rizan aliu

Sondazh

Poll