Aktualitet

Shkarkimi i Luan Dacit në 1997, zbulohet arsyeja: Fshehu 6 muaj vendimin për shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”

21 Shtator 2020, 15:24 Nga DOSJA
Shkarkimi i Luan Dacit në 1997, zbulohet arsyeja: Fshehu 6 muaj vendimin

TIRANE– Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është marrë si i pandehur nga prokuroria e posaçme për falsifikim dokumentesh për shkarkimin e tij në vitin 1997 nga detyra si gjyqtar në gjykatën e Tiranës.

Shkarkimi i tij u bë pasi ai fshehu për 6 muaj me rradhe vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal ‘Xhaferri’.

‘News 24’ ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbajtur me datë 27 dhjetor 1997 ku është vendosur për shkarkimin e Dacit, me motivin “shkelje të rënda në detyrë”, fakt të cilin ai e fshehu teksa kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut.

Në raportin e përpiluar nga ministri i Drejtësisë së kohës, renditen të gjitha shkeljet e kryera nga Daci, për të cilin Thimio Kondi kishte propozuar masën e shkarkimit nga detyra.

Thimio Kondi: “Luan Daci ka marrë një vendim gjyqësor, për ndërprerjen e veprimtarisë së fondacionit “Xhaferri”, më datë 30 prill 1996 dhe e ka mbajtur dosjen në sirtar deri më datë 2 tetor 1996. Në vendimin e tij prokurori shprehet se: Luan Daci ka kryer veprime që bien në kundërshtim me përmbushjen e rregullit në detyrë dhe ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, por çështja nuk ka shkuar në gjyq, për shkak se vepra penale është amnistuar.

Pavarësisht se ka apo s’ka vepër penale një gjyqtar nuk duhet të të mbajë të fshehur dokumentet për një çështje kaq të rëndësishme, siç është ajo që shpërtheu më vonë, që ish fondacioni Xhaferri ishte firmë piramidale. Dhe kjo konsiderohet një shkelje e rëndë, të paktën për disiplinën në punë”. I thirrur nga KLD e kohës për të dhënë shpjegime lidhur me këtë çështje, gjyqtari Luan Daci ka pretenduar pse vendimin e ka marrë në kodë rekord, pavarësisht tentativave të Rrapush Xhafertit dhe avokatit të tij për ta zvarritur procesin, por për vonesën 6 mujore bëri përgjegjëse sekretaren.

Luan Daci: “E kam mbaruar dhe zbardhur shumë shpejt vendimin, pastaj se çfarë ka bërë sekretarja është një problem që i takon sekretarisë”.

‘BalkanWeb’ shkruan se Luan Daci ka debatuar në KLD me kreun e këshillit, presidentin e kohës Rexhep Mejdani, i cili ka insistuar deri në fund që të hidhet dritë mbi çështjen. Por gjyqtari Daci ka këmbëngulur se faji I përket sekretares, pa iu përgjigjur direkt pyetjes se përse dosja është mbajtur në sirtar për 6 muaj me radhë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 14:28

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku ...