Aktualitet

Protesta, PD i përgjigjet Lleshajt: Sajove skenar me djegie makinash e policë të dhunuar

14 Prill 2019, 08:09 Nga DOSJA
Protesta, PD i përgjigjet Lleshajt: Sajove skenar me djegie makinash e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Gazmend Bardhi shkruan më tej se ministri Lleshaj sajoi skenarë me djegie makinash dhe policë të dhunuar.

“Jane te tmerruar nga #bashkimi i shqiptareve!✌S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i perdorur ne menyre kriminale kunder qytetareve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e police “te dhunuar” per te mbuluar friken e shefit te tij te vetmuar.?

Pas grabitjes ne Rinas, djegia e makines fallco dhe police “te dhunuar” eshte “suksesi” i dyte i Llesh Kimikut ne 3 dite.? Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeminister fallco!? Shteti i Rames ka marre fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!”- përfundon statusin e tij Bardhi.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar mëngjesin e sotëm 5 efektivë policie të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës. Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend bardhi opozita ne proteste protesta e opozites protesta e opozites 13 prill 2019 gazmend bardhi opozita ne proteste protesta e opozites protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 05:52

Digjet automjeti i efektivit të policisë në Gramsh

GRAMSH– Një automjet tip “Mercedez Benz” është djegur në qytetin e Gramshit. Dosja.al mëson se automjeti i përket një efektivi policie me inicialet Y.B..Mësohet...