Aktualitet

Ministri Lleshaj viziton efektivët e plagosur: Dhuna nuk është opsion, solidarizohemi me familjet e tyre

14 Prill 2019, 05:44 Nga DOSJA
Ministri Lleshaj viziton efektivët e plagosur: Dhuna nuk është

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar efektivët e policisë që mbetën të plagosur në protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë.

Nga Spitali i Traumës, Lleshaj thekson se dhuna nuk është opsion dhe se këto janë pasojat e një proteste të dhunshme dhe me maska.

Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!”- përfundon Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Shashka dhe flakadanë hapën protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar. Fillimisht protesta nisi tek kryeministria. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit. Një makinë dhe një kioskë e djegur. Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. 7 të plagosur, 2 gazetar dhe 5 policë. Pas protestës, policia shoqëroi 20 protestues.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivet e plagosur protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj efektivet e plagosur protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll