Aktualitet

BIRN publikon videon: Policia sulmon me ujë me presion gazetarët

13 Prill 2019, 20:37 Nga DOSJA
BIRN publikon videon: Policia sulmon me ujë me presion gazetarët

TIRANË- Policia pas tensionimit të situatës ka përdorur, gazin lotsjellës dhe makinën e ujit me presion për të shpërndarë protestuesit. Në një video të publikuar nga BIRN shihet policia teksa lag me ujë me presion gazetarët dhe kameramanët, të cilët po raportojnë prej disa orësh në protestën e opozitës para godinës së Parlamentit.

Siç shihet nga video autoboti i Policisë së Shtetit ka hedhur ujë në drejtim të përfaqësuesve të medias, raporton BIRN. “Nje akt i paprecedent nga policia e shtetit. sulmohen drejtpersedrejti gazetaret dhe fotoreporteret me uje me presion”, shkruan BIRN.

Gazetarët dhe foto-reporterët e pranishëm në vendngjarje janë befasuar, teksa Policia hodhi ujë me presion në drejtim të tyre. Kjo ishte protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet birn gazi lotsjellës polcia hedh uje mbi gazetaret protesta e opozites 13 prill 2019 birn gazi lotsjellës polcia hedh uje mbi gazetaret protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll