Aktualitet

Policia shoqëron 20 protestues, përfaqësuesit e PD-së nisen tek Drejtoria e Policisë

13 Prill 2019, 20:35 Nga DOSJA
Policia shoqëron 20 protestues, përfaqësuesit e PD-së nisen

TIRANË– Vetëm pak minuta më parë, opozita e bashkuar mbylli nga selia blu protestën e nëntë kundër qeverisë Rama.

Mësohet se pas përfundimit të protestës, Policia ka shoqëruar 20 protestues.

Një reagim ka ardhur edhe nga ana e Partisë Demokratike, të cilët e kanë quajtur ndalimin e protestuesve të paligjshëm. Përfaqësues të PD-së janë nisur tek Drejtoria e Policisë.

Shashka dhe flakadanë hapën protestën e opozitës ditën e sotme. Fillimisht protesta nisi tek kryeministria. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit. Një makinë dhe një kioskë e djegur. Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. 7 të plagosur, 2 gazetar dhe 5 policë. Pas protestës, policia shoqëron 20 protestues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia shoqeron protestuesit protesta e opozites 13 prill 2019 policia shoqeron protestuesit protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll