Aktualitet

Bashkia gjobit PD-në pas protestës, Veliaj: Organizim i urinimit publik

14 Prill 2019, 07:52 Nga DOSJA
Bashkia gjobit PD-në pas protestës, Veliaj: Organizim i urinimit

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Velia ka publikuar gjobën që Policia Bashkiake ka vënë kundrejt Partisë Demokratike, një ditë pas organizimit të protestës së 13 prillit.

Në një status në Tëitter, Veliaj shkruan se është e pesta herë që Partia Demokratike gjobitet për vandalizëm në protestat e saj.

PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

Shashka dhe flakadanë hapën protestën e opozitës mbrëmjen e kaluar. Fillimisht protesta nisi tek kryeministria. Pas fjalës së liderit Basha, turma u nis drejt Parlamentit. Një makinë dhe një kioskë e djegur. Mes përplasjeve, policia hodhi disa herë gaz lotsjellës. 7 të plagosur, 2 gazetar dhe 5 policë. Pas protestës, policia shoqëroi 20 protestues.

Ndërkohë në fotot dhe videot e publikuara, ran ë sy edhe një burrë i cili urinoi në derën e kryeministrisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia gjobit pd erion veliaj protesta e opozites 13 prill 2019 bashkia gjobit pd erion veliaj protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 05:52

Digjet automjeti i efektivit të policisë në Gramsh

GRAMSH– Një automjet tip “Mercedez Benz” është djegur në qytetin e Gramshit. Dosja.al mëson se automjeti i përket një efektivi policie me inicialet Y.B..Mësohet...