Aktualitet

Shtrëngata, rrufe dhe breshër, surprizat e motit për këtë të dielë

14 Prill 2019, 06:13 Nga DOSJA
Shtrëngata, rrufe dhe breshër, surprizat e motit për

SHQIPËRI– Dita e sotme nuk do të ketë aspak një mot të favorshëm për ata që kanë bërë plane. Siç ka ndodhur ditët e fundit, edhe sot në zona të caktuara, sipas IGJEUM, vendi do të përfshihet nga një mot i ashpër me shi, breshër dhe shtrëngata.

Temperaturat do të variojnë nga 3°C deri në 16 °C, kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

Njoftimi i plotë i IGJEUM

RESHJET

Sot (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Sot(e diel dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 /16 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Sot (e diel dt.14) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 14 prill 2019 bresher dhe shtengata igjeum moti i keq parashikimi i notit 14 prill 2019 bresher dhe shtengata igjeum moti i keq parashikimi i notit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 05:52

Digjet automjeti i efektivit të policisë në Gramsh

GRAMSH– Një automjet tip “Mercedez Benz” është djegur në qytetin e Gramshit. Dosja.al mëson se automjeti i përket një efektivi policie me inicialet Y.B..Mësohet...