Aktualitet

21 Shtator 2020, 14:28 Nga DOSJA

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku të përfshirë janë 23 persona të cilët kultivonin lëndë narkotike në Pukë e Kukës. Në seancën e shkuar, Gjati pretendon se gjyqtari nuk mund ta gjykonte dosjen pasi kishte konflikt interesi, kjo sepse ky i fundit ka qenë si person në hetim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Megjithatë kërkesa e hetueses nuk është marrë parasysh dhe dosja ka mbetur sërish në dorë të Ujkashit.

Të premten gjyqtari Sami Ujkashi, do shqyrtojë kërkesat e pesë të pandehurve kryesorë të kësaj dosje, për lirimin e tyre nga qelia. Kërkesë për lirim ka bërë:  Durim Vata, Kreshnik Murataj, Bernard Kërdhaku, Arben Tuci dhe një tjetër. Tuci është vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Hetimi për këtë çështje ka nisur qysh prej vitit 2018 dhe çoi në arrestimin e 23 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve merrnin garanci për të mbjellë parcela me kanabis në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e kukesit kukes operacioni shën mëri 2020 sami ujkashi gjykata e kukesit kukes operacioni shën mëri 2020 sami ujkashi

Sondazh

Poll