Aktualitet

Para pesë vitesh plagosi me thikë dy persona, kush është Aleksandër Mehmetaj që s’i doli inati me Beqarajn pasi i futi d

21 Shtator 2020, 13:39 Nga DOSJA
Para pesë vitesh plagosi me thikë dy persona, kush është

TIRANË– Aleksandër Mehmetaj, 20-vjeçari që është shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në Astir, nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare. Mësohet se Mehmetaj, i cili me inatin e ngarkuar për dy javë rresht i zuri pritë 45-vjeçarit, mban mbi shpinë edhe një tjetër plagosje të dyfishtë.

Në vitin 2015, në Sarandë, Mhemtaj plagosi me thikë dy persona, pas një sherri për motive banale. Dy personat me iniciale S.H. 17 vjeç dhe H.V. 20 vjeç, morën mjekim në Spitalin e Sarandës dhe shpëtuan, kurse Mehmetaj është shpallur në kërkim.

Nuk dihet nëse ai më vonë është arrestuar, apo mënyra se si ka shpëtuar nga kjo ngjarja, por pesë vite më pas, Mehmetaj mori armën për të bërë lëvizjen e radhës. Dy javë pasi u zu me Spartak Beqarajn, Mehmetaj i zuri pritë 45-vjeçarit dhe e plagosi me armë zjarri.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, bashkë me dy shokët e tij, një djalë dhe një vajzë, me të cilët ndante edhe qiranë në Astir, pasi akuzohen për moskallëzim krimi.

Edhe fqinjët, e marrë në pyetje nga grupi hetimor, kanë deklaruar se 20-vjeçari është personazh mjaft problematik, dhe se konsumon lëndë narkotike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander mehmetaj aleksander mehmetaj

Sondazh

Poll