Aktualitet

1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit të 2019-ës! Lëkundja si “këmbanë alarmi” që solli pas tragjedinë, 105 perso

21 Shtator 2020, 14:25 Nga DOSJA
1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit të 2019-ës! Lëkundja si

TIRANE– Dita e sotme shënon 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit të vitin 2019 që panikosi njerëzit në qytetin e Tiranës, Durrësit e zonave përreth.

Tërmeti me magnitudë 5.8, bëri që mbi 1500 shtëpi të dëmtoheshin, pallate, shkolla gjithashtu të pësonin dëme të mëdha. Si pasojë e lëkundjeve sizmike u lënduan 105 persona dhe u shënuan shumë dëme materiale, me 1528 objekte të dëmtuara, me tyre edhe 65 banesa.

Mijëra qytetarë dolën nga shtëpitë të frikësuar se mos do të prekeshin nga një tërmet tjetër. Disa zgjodhën ta kalonin natën jashtë, të tjerë u larguan nga qytetet që u prekën nga tërmeti.

Në Durrës ndryshe nga Tirana, situata ishte më e rëndë. Ministria e Mbrojtjes vendosi çadra në stadiumin e qytetit me qëllim që qytetarët që pësuan dëme në shtëpi të qëndronin aty, ashtu dhe ata që kishin frikë të qëndronin në pallatet shumëkatëshe.

Kryeministri Rama ka rikujtuar sot tërmetin e 21 shtatorit duke dhënë lajmin e mirë për banorët që mbetën të pastrehë. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se 65 familje nga Baldushku, Farku, Petrela, Zall Herri, Kashari, Ndroqi, Vaqarri, Zallbasatri, Pezë, Dajt dhe lagje të Tiranës urbane, kanë përfituar shtëpitë e re.

Tërmeti i 21 shtatorit ishte më i madhi i 30 viteve të fundit deri në atë moment, ndërsa më e keqja do të vinte në 26 nëntor, nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.4, e ku humbën jetën 51 qytetarë që mbetën të bllokuar nën rrënojat e banesave dhe pallateve të shembura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1 vit nga termeti i 21 shtatorit pasojat e termetit termeti i 21 shtatorit 1 vit nga termeti i 21 shtatorit pasojat e termetit termeti i 21 shtatorit

Sondazh

Poll