SITUATA/ Shifrat e COVID-19 në Shqipëri: 150 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
21 Shtator 2020, 14:17Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe 150 raste me koronavirus. Sipas njoftimit zyrtar, dy viktimat që kanë humbur betejën nga pandemia janë një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra.
Ndërsa nga 809 testime të kryera 24 orët e fundit, janë shënuar 150 raste të reja, ndërkohë janë shëruar 55 të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
DEKLARATA E PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton edhe njëherë të mos e ulni vigjilencën. Përhapja e virusit SARSCOV2 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020) Testime totale 80539 Raste pozitive 12535 Raste të shëruara 6995 Raste Aktive 5176 Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
FIER- Ditën e sotme një në autobus transporti në Fier është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve për shkak të zjarrit nuk ka pasur të lënduar apo vitkima por ve...
ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit është prekur nga COVID-19. Raportohet se një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore janë karantinuar në shtëpi pasi dysho...
MAQEDONI E VERIUT- Adnan Abdulla është shqiptari më i famshëm në rrjet aktualisht. Ai u bë i njohur për publikun pas pamjeve të regjistruara në Shkup, ku i riu ...
“Jam e ve, kam për të rritur katër fëmijë”. Kështu e nisi shpjegimin e saj në komisariatin numër një E. A, e cila u shoqërua në një qendër tregtare, pasi hoqi n...
TIRANE- Janë vendosur koordinatorët antikorrupsion që do të jenë në institucionet kyçe të administratës publike. Këta do të raportojnë rregullisht për &c...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Policia ka njoftuar se makina e cila drejtohej ng...
TIRANË– Fax News ka siguruar pamjet nga zona e Astirit menjëherë pas të shtënave me armë. Të paktën 10 policë vrapojnë për të shkuar pranë pallatit ku u pl...