Politike

Rama i prish planet Metës, çon Evis Kushin me mjete shkollore tek Denisa e vogël që përloti Presidentin, ministrja: Ti e di

21 Shtator 2020, 12:15 Nga DOSJA
Rama i prish planet Metës, çon Evis Kushin me mjete shkollore tek

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka paraprirë Presidentit Ilir Meta, i cili i premtoi vogëlushes Denisa, e cila qante se nuk shkonte dot në shkollë, pasi nuk kishte mundësi financiare. Me anë të një video emocionuese, Rama u ka uruar të gjithë ndjekësve të tij një mëngjes të mbarë.

Në pamje, shihet Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, e cila ka shkuar në shtëpinë e Denisës, për t’i dhuruar dy tabletë, cantë dhe mjete shkollore, në mënyrë që e vogla të vijojë mësimet si shoqet e saj.

MIRËMËNGJES dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, së bashku me 480 mijë nxënës të tjerë, ju uroj një javë të bukur,”- shkruan Rama krah videos ku Kushi i shpjëgon vajzës që nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë mjetet shkollore, se çfarë është tableta.

“Ti e di se çfarë është tableta apo jo? Kanë shoqet e tua? Tani ne do të japim edhe kartën SIM, ku ka dhe internet dhe ti sat ë futesh, do të mund të ndjekësh dhe mësimet, kur nuk shkon në shkollë,”- dëgjohet të thotë ministrja.

Pak ditë më parë, Meta publikoi një video prekëse ku Denisa e vogël, shihej teksa qan pasi nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën. Krah videos, Meta shkruan i kërkonte falje Denisës së vogël dhe i premtonte se do të bënte të mundur që të realizohej dëshira për të vazhduar mësimet, por ky plan iu prish.

Kryeministri Rama i parapriu duke dërguar ministren Kushi me çanta, mjete shkollore dhe tableta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama historia e denises ilir meta edi rama historia e denises ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 21 Shtator 2020, 11:38

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ‘përveshur mëngët’ dhe ka bërë lëvizje në drejtorët e Bashkisë Tiranë, me qëllim që të ketë fuqi të aktivi...