Politike

Drafti i PS-së/ Meta ashpërson tonet ndaj mazhorancës: Pranoni listat e hapura, ose të në kundërt largohuni

20 Shtator 2020, 08:36 Nga DOSJA
Drafti i PS-së/ Meta ashpërson tonet ndaj mazhorancës: Pranoni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është drejtuar socialistëve që të pranojnë hapjen 100% të listave. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka theksuar se socialistët ose të vendosin pro listave të hapura ose të largohen nga qeveria.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI! “, shprehet Presidenti.

Ky është reagimi i dytë i presidentit brenda 24 orëve,  për çështjen e hapjes të listave. Dje, Meta iu bëri thirrje palëve politike që t’i hapin 100% listat për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të vitit 2021.

Këto reagime vijnë dy ditë pasi opozita e bashkuar bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial.

PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave ilir meta hapja e listave ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...