Politike

ANALIZA/ Rama dështim total në drejtimin e OSBE-së, vendet me probleme nuk e përfillin. Zgjidhja? Bundestagu nuk humb kohë:

20 Shtator 2020, 15:36 Nga DOSJA
ANALIZA/ Rama dështim total në drejtimin e OSBE-së, vendet me

OSBE është një nga institucionet e pakta ku Lindja dhe Perëndimi ende flasin me njëri-tjetrin. Gjithësesi që prej korrikut ka ngecur në një krizë udhëheqjeje. Ndaj Gjermania po çon një diplomate me reputacion për ta nxjerrë nga situata.

OSBE (Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë) merr vëmendje ndërkombëtare atëherë kur i kërkohet të ndërmjetësojë në konflikte si në Ukrahinë, kur duhet të investigojë cënimin e të drejtave të njeriut ose kur duhet të gjykojë zgjedhjet elektorale. Atëherë OSBE ndërmjetëson, dërgon të dërguar special ose komisione vrojtimi. Por organizata me seli në Vjenë qëndron vetë në mes të një konflikti dhe praktikisht është e paralizuar. Që prej mesit të korrikut është pa drejtues, pasi të 57 shtetet e OSBE nuk dakordësohen për të zgjatur mandatin e diplatit zviceran Thomas Greminger në postin e sektretarit të përgjthshëm të OSBE si dhe tre poste të tjera kryesore.

Në mungesë të një drejtimi organizata nuk mund t’i ezaurojë të gjitha mundësitë e dhëna, qoftë të veproje dhe në prapaskenë. Përveç kësaj deri në fund të dhjetorit udhëheqjen e OSBE e ka Shqipëria, e cila nuk ka kontaktet që kanë Zvicra dhe Gjermania. Kjo vërehet dhe në rastin e Bjellorusisë, presidenti kontrovers i së cilës Aleksandër Lukashenko injoroi ofertat për vizitë të kryeministrit shqiptar Edi Rama në rolin e kryesuesit të OSBE. Lukashenko e hodhi poshtë ndërmjetësimin e OSBE në konfliktin me lëvizjen e protestuesve. Gjithësesi ai nuk iu përgjigj në telefon as kancelares gjermane Angela Merkel.

Një diplomate gjermane për Vjenën

Kështu që qeveria gjermane ka vënë në peshore reputacionin e vet diplomatik në mënyrë që OSBE të bëhet efikase përsëri. Ajo caktoi diplomaten me reputacion ndërkombëtar Helga Schmid për postin e Sekretares së përgjithshme të OSBE. Për momentin ajo është sekretare e përgjithshme për politikën e jashtme të BE në Bruksel. Ajo fitoi shumë respekt për pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen bërthamore me Iranin, ku pjesë ishin dhe Rusia dhe SHBA.

“Me përvojën e saj të gjatë drejtuese, aftësitë e jashtëzakonshme për ndërmjetësim si dhe kontributet e fuqishme për parandalimin e krizave ndërkombëtare ajo ka realizuar prej vitesh marrëveshje multilaterale në Europë dhe jo vetëm”, argurmentoi Ministri i jashtëm Heiko Maass caktimin e saj, të cilin ai e shpalli të mërkurën zyrtarisht.

Përpjekje me rezulat të pasigurtë

Qeveria gjermane po i hyn një rreziku. Ndërkohë OSBE nuk bën me dije se cilat janë kandidaturat për katër postet kur afati skadon të shtunën. Edhe vendet e tjera të OSBE nuk duhet t’i bëjnë të njohura, si Gjermania kandidatët e tyre. Nga e Hëna proceset e vendimarrjes do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në këtë rast do të duhet të konsiderohen dëshirat e të 57 shteteve, pasi votimi do të merret me vota unanime. Kjo arrin deri aty sa të kërkohen dhe shpjegime të formuluara.

Stephanie Liechtenstein, që punon si gazetare e pavarur në Vjenë ka ndjekur nga afër procesin dhe mban mend se si u zhvilluan bisedimet në vitin 2017: në mënyrë të përsëritur javë pas jave pothuajse çdo gjë u rrëzua. Më e vështira ishte se të katër postet duhet të caktoheshin në një paketë të vetme. Në këtë rrethanë dështuan dhe rizgjedhjet e katër posteve në korrik – dhe këtë herë mund të ketë komplikime.

Për më tepër shton ekspertja, Shqipëria po bën presion: Kryeministri Rama dëshiron të gjej një zgjidhje deri në mbledhjen e ministrave të jashtëm të OSBE në dhjetor në Tiranë.

Por nga përvojat e mëparshme negociatat të tilla komplekse zgjasin.

Për më tepër Ministri i jashtëm rus Sergej Lawrow ka lënë të nënkuptohet që në vitin 2017 se rradhës tjetër vend i tij do të dakordësohej po të merreshin parasysh edhe shtetet post-sovjetike.

Qeveria federale me Schmid po fut në garë një diplomate që konsiderohet gjerësisht konsensuale. Si sekretare e përgjithshme aftësia e saj negociuese do të nevojitej më shumë. Sepse OSBE mbetet një nga platformat e pakta ku Lindja dhe Perëndimi flasin me njëri-tjetrin sesa për për njëri-tjetrin.

*Titulli i vendosur nuk përkon me versionin e përkthyer por është redaksional

Marrë nga tagesschau.de

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osbe shqiperia merr kryesimin e osbe osbe shqiperia merr kryesimin e osbe

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...