Politike

Integrimi në BE-në/ Zbardhet letra e ministrit të jashtem holandez, Stef Blok: Mirëpres dallimet mes Shqipërisë dhe Maqedo

20 Shtator 2020, 11:57 Nga DOSJA
Integrimi në BE-në/ Zbardhet letra e ministrit të jashtem

Nga Gjermania kryeministri shqiptar la të nënkuptohet se vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat mund të shtyhet për vitin e ardhshëm. Krahas Berlinit sërish është Haga që nëpërmjet një qendrimi zyrtar u prenë shpresat shqiptarëve. Letra që veçon Shkupin nga Tirana që të hapë negociatat në muajin dhjetor është shkruar nga ministri i jashtem Stef Blok.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat sepse në fund të fundit negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi.”, shkruan Stef Blok.

Stef Blok është i qartë në problemet që po has vendi ynë. “Siç tregojnë konkluzionet paraprake çdo vendim pozitiv mbi mbajtjen e Konferences së parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të varet nga progresi në terren, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demostrimi i një historiku konkret me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.”, shprehet ai

Përparim i mëtejshëm pritet po ashtu në miratimin dhe zbatimin praktik të reformës zgjedhore dhe funksionimin te Gjykatës Kushtetuese. Vendimmarrja në përputhje me metodologjinë e re tani kërkon një shumicë të kualifikuar.

Kjo sipas qeverise hollandeze thjeshton vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve në proces negociatash pasi tashmë procesi i zgjerimit është i kthyeshëm. Qeveria hollandeze dëshiron që asnjë kapitull të mos mbyllet para se të përmbushet udhërrëfyesi për sundimin e ligjit.

Burimi: www.tweedekamer.nl/kamerstukken

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...