Aktualitet

Makina shpërtheu në flakë, PD: Se dogjën protestuesit, e dogji vetë policia që të na akuzonin ne

13 Prill 2019, 19:52 Nga DOSJA
Makina shpërtheu në flakë, PD: Se dogjën protestuesit, e

Partia Demokratike ka reaguar pas makinës që u dogj mbrëmjen e sotme në protestën e PD. PD thotë se nuk janë protestuesit e opozitës ato që i vunë flakën makinës. PD shton se makina u dogj nga vetë policia për të fajësuar protestuesit.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.

Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias.

Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

Opozita ka zhvilluar sot protestën e nëntë ku janë hedhur shashkë dhe flakadanë. Nga përplasjet janë plagosur policë dhe gazetari Arben Dajci. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pa largimin e Ramës, s’ka zgjedhje, kjo është kërkesa kryesore e PD dhe LSI.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina partia demokratike protesta e opozites 13 prill digjet makina partia demokratike protesta e opozites 13 prill

Sondazh

Poll