Aktualitet

A do të vazhdojë protesta e opozitës? Kreu i FRPD: Qytetarët nuk tërhiqen

13 Prill 2019, 19:47 Nga DOSJA
A do të vazhdojë protesta e opozitës? Kreu i FRPD: Qytetarët

TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka thënë se protesta e opozitës do të vijojë gjatë mbrëmjes së  sotme.  Ndërkaq, Këllici tha se gazi nuk është lotsjellës por helmues.

“Protesta me gjithë gazin do të vijojë pasi qytetarët nuk tërhiqen. Gazi nuk është lotsjellës por helmues. Kjo kauzë është për të gjithë qytetarët dhe protesta do të vijojë”, u shpreh Këlliçi.

Opozita ka zhvilluar sot protestën e nëntë ku janë hedhur shashkë dhe flakadanë. Nga përplasjet janë plagosur policë dhe gazetari Arben Dajci.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pa largimin e Ramës, s’ka zgjedhje, kjo është kërkesa kryesore e PD dhe LSI.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill protesta e opozites 13 prill

Sondazh

Poll