Aktualitet

U plagos me thikë në mes të lokalit/ Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kavajë: I moshuari doli të shtunën, ësht

20 Shtator 2020, 17:27 Nga DOSJA
U plagos me thikë në mes të lokalit/ Detaje të reja për

KAVAJË– Pas denoncimit për rastin e rëndë që ka ndodhur në Kavajë, ku një i moshuar u dhunua me grushte, shkelma dhe thikë, autori i ngjarjes, Rizan Aliu është shpallur në kërkim. Ndërkohë nipi i të plagosurit akuzoi se shteti nuk ka bërë asgjë, ndërkohë që burime nga policia pohojnë se është shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Gjithashtu është mësuar se Besnik Çelmeta i cili denoncoi rastin me pamjet ku tregohej se është dhunuar nga Rizan Aliu mbrëmjen e 17 shtatorit ka dalë nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga spitali i Kavajës kanë bërë me dije se i moshuari Çelmeta është dërguar në spital mbrëmjen e së enjtes dhe ka qëndruar deri ditën e shtunë për mjekim, ndërsa më pas u largua “në gjendje të mirë”.

Sa i përket kësaj ngjarje policia ka shpalluar në kërkim Rizan Aliun, që akuzohet nga Besnik Çelmeta se është autori i ngjarjes

Ngjarja ndodhi më datë 17 shtator në një lokal në qytetin e Kavajës, ku Sildi Çelmeta denoncoi me video dhe foto dhunën që sipas tij, Rizan Aliu ushtroi ndaj dajës, Besnik Çelmeta dhe më pas u largua i qetë me thikën në dorë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta plagoset i moshuari në kavajë rizan aliu besnik çelmeta plagoset i moshuari në kavajë rizan aliu

Sondazh

Poll