Aktualitet

RRËFIMI: “Ishte atentat i mirëfilltë!”/ Dëshmitari okular tregon çfarë pa: Autori, një djalë i ri. Erdhi me biçikle

20 Shtator 2020, 16:56 Nga DOSJA
RRËFIMI: “Ishte atentat i mirëfilltë!”/

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dëshminë e një personi ka qënë i pranishëm në plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit.

Sipas dëshmitarit okular, autori, një djalë i ri kishte shkuar me biçikletë poshtë pallatit të 45-vjeçarit për ta eliminuar. Sipas tij, i riu ka zbritur nga biçikleta, me qetësi ka hequr nga brezi një bluzë me krahë të gjata, me të cilën ka mbuluar pak armën. Aq sa për të mos dhënë alarmin e personave që e rrethonin.

Në momentin që i riu përballet me shënjestrën e tij, nxjerr armën dhe e qëllon pa më të voglin dyshim, ndërkohë sipas dëshmitarit zona ka qënë e mbushur me fëmijë që luanin në sheshpushimin e pallatit. Fatmirësisht asnjë prej tyre s’ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit. Ndërkohë 45-vjeçari Spartak Beqarajt në momentin që është plagosur ka vrapuar në drejtimin e kundërt, ndërkohë autori me qetësi ka rregulluar bluzën dhe e ka ndjekur nga pas.

Qëllimi i të riut ka qënë vetëm një; eliminimi i 45-vjeçarit, megjithatë nuk e ka ndjekur për shumë gjatë, pasi është pikasur nga shumë qytetarë të tjerë.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Astir! I riu qëllon me pistoletë 45-vjeçarin, “shënjestra” jashtë rrezikut në spital. Policia vihet në ndjekje të autorit

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj

Sondazh

Poll