Aktualitet

Atentat në Astir! I riu qëllon me pistoletë 45-vjeçarin, “shënjestra” jashtë rrezikut në spital. Policia vihet në nd

20 Shtator 2020, 16:01 Nga DOSJA
Atentat në Astir! I riu qëllon me pistoletë 45-vjeçarin,

TIRANË– Atentat në Astir! Pasditen e sotme një i ri, ende i paidentikuar ka tentuar që të eliminojë poshtë pallatit 45-vjeçarin Spartak Beqaraj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:45, kur autori mbi një biçikletë ka pritur poshtë pallatit shënjestrën e atentatit.

Në momentin që Beqaraj është afruar pranë hyrjes së pallatit të tij, autori vetëm 20 vjeç ka zbritur nga biçikleta, ka fshehur disi pistoletën me një bluzë me krahë të gjata që e mbante në brez, dhe kur është afruar ka qëlluar. Edhe pse plumbi e kapi, 45-vjeçari është kthyer nga ana tjetër dhe ka tentuar që t’i largohet agresorit të tij, me iniciale A.M., i cili qetësisht e ka ndjekur nga pas për ta çuar deri në fund “punën”. Megjithatë për shkak të mbipopullimit të zonës, ai është pikasur nga shumë persona dhe ka zgjedhur që të largohet me vrap për t’i shpëtuar Policisë.

Ndërkohë i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të identifikojë autorin e tij. Fatmirësisht nga atentati nuk kanë mbetur persona të tjerë të plagosur, pasi në atë orar sheshpushimi i pallatit, sipas dëshmitravë okulare, ka qënë plot me fëmijë.

Policia nga ana tjetër ka nisur punën për kapjen e autorit, ndërsa ka shoqëruar edhe persona të tjerë, të cilët kanë parë çdo gjë. Nuk dihet arsyeja se përse autori e donte të vdekur 45-vjeçarin, pasi ky i fundit deri më tani nuk rezulton me precedent penalë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astir plagoset spartak beqaraj plagosje ne astir policia e tiranes spartak beqaraj te shtena ne astir astir plagoset spartak beqaraj plagosje ne astir policia e tiranes spartak beqaraj te shtena ne astir

Sondazh

Poll