Aktualitet

Vendi mbulohet nga tymi/ IKMT shkatërron muret e brendshme të pallatit 12 katësh në Durrës, shembja do të bëhet pas 2 jav

20 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA
Vendi mbulohet nga tymi/ IKMT shkatërron muret e brendshme të pallatit

DURRËS– Pasditen e kësaj të diele një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në muret e brendshme të pallatit 12 katësh të Kastratëve në lagjen 17 në qytetin bregdetar të Durrësit.

IKMT po kryen shpërthim pasi pallati është shpalur i pabanueshëm nga dëmet që ka pësuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Mësohet se shkatërrimet e mureve të brendshme të pallatit po bëhen me qëllim dobësimin e strukturës së godinës, ndërkohë ajo do të shembet pas dy javësh.

Banorët e këtij pallati ishin njoftuar pak ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur.

Njoftimi i IKMT-së:

IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres lagjia 17 ne durres shpërthimi i ikmt-së në durrës durres lagjia 17 ne durres shpërthimi i ikmt-së në durrës

Sondazh

Poll