Aktualitet

Sherr banal brenda një lokali në Astir, nxehen gjakrat, merr armën dhe qëllon 45-vjeçarin, Policia: Po kërkojmë autorin,

20 Shtator 2020, 16:15 Nga DOSJA
Sherr banal brenda një lokali në Astir, nxehen gjakrat, merr

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme brenda një lokali në Astir. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se rreth orës 17:45, pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari Spartak Beqaraj. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit që është me urgjencë nga vendngjarja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Atentat në Astir! I riu qëllon me pistoletë 45-vjeçarin, “shënjestra” jashtë rrezikut në spital. Policia vihet në ndjekje të autorit

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spartak beqaraj plagosje ne astir policia e tiranes spartak beqaraj te shtena ne astir tirane plagoset spartak beqaraj plagosje ne astir policia e tiranes spartak beqaraj te shtena ne astir tirane

Sondazh

Poll