Aktualitet

E vuri poshtë gomave të makinës/ Policia sqaron ngjarjen e rëndë në Shkodër: 61-vjeçari e përplasi qëllimisht

20 Shtator 2020, 16:11 Nga DOSJA
E vuri poshtë gomave të makinës/ Policia sqaron ngjarjen e

SHKODËR– Policia ka sqaruar përmes një njoftimi zyrtar ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në shkodër, ku shtetasi Hilë Simonit dhunoi dhe vendosi poshtë gomave të makinës 54-vjeçaren Katrina Hila, pasi me bashkëshortin e kësaj të fundit kishte një konflikt të hershëm.

Sipas policisë, 61-vjeçari Hilë Simoni përplasi qëllimisht me makinë 55-vjeçaren Katrina Hila, duke i thyer këmbët. Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tashmë Simoni është arrestuar nga Policia e Shkodrës .

Njoftimi i policisë: 

Përplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër. Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hilë simoni katrina hila hilë simoni katrina hila

Sondazh

Poll