Art&Argëtim

Rikthehet Elvana Gjata, këngëtarja do të mbajë koncert në Kosovë në ditën e Pavarësisë

9 Shkurt 2019, 20:41 Nga DOSJA
Rikthehet Elvana Gjata, këngëtarja do të mbajë koncert

Këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur t’u rikthehet sërish koncerteve. Ylli shqiptar do të ngjtiet në skenë pas disa muajsh mungesë me rastin e Pavarësisë së Koosvës më datë 17 shkurt. Lajmin e konfirmojnë për gazetën “Mapo” njerëz të afërt të këngëtares që po merren me organizimin e eventit.

Gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Gjata do të japë një recital akustik, të ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës.

Këngëtarja bukuroshe ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje me armë, ku mbeti një i vdekur.

Ngjarja në zonën e Ish-Bllokut

Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata koncert ne prishtine elvana gjata ne kosove rikthehet elvana gjata elvana gjata koncert ne prishtine elvana gjata ne kosove rikthehet elvana gjata

Sondazh

Poll