Art&Argëtim

Liam preket në emision live, gjesti i Miley-t e bën për të qarë

9 Shkurt 2019, 21:54 Nga DOSJA
Liam preket në emision live, gjesti i Miley-t e bën për të

Jo pak bujë bëri martesa e Miley Cyrus dhe aktorit Lima Hemsworth në dhjetor të vitit të kaluar. Megjithse çifti ka dashur ta mbante këtë gjë të fshehtë duke e kryer ceremoninë në privatësi në vilën e tyre në Tennesse nuk kishte si ky lajm të mos përfshinte mediat rozë.

Në një intervistë të dhënë për ” Live Ëith Kelly And Ryan”, Liam Hemsworth ka zbuluar se edhe Miley tashmë mban mbiemrin e tij, duke thënë se tani formalisht quhet Miley Rey Hemsworth. “Megjithëse të gjithë e njohin si Miley Cyrus ajo është gruaja ime dhe mban mbiemrin tim. Fakti që ajo mori mbiemrin tim është diçka e mrekullueshme. Unë nuk i thashë asaj që ta bënte këtë gjë, por ajo tha: ‘sigurisht që do mbaj mbiemrin tënd’,”- ka shtuar aktori.

Më pas ai bëri një mimikë paksa ironike, gjoja i prekur nga ky gjest i bashkëshortes:  ”Kjo është diçka e mrekullueshme. Faleminderit!”.

Hemsworth u shpreh gjithashtu se në fillim e kishte të vështirë që ta thërriste ”grua”, por më pas u mësua dhe madje në celular emrin ia ka vendosur ”gruaja”. Miley dhe Liam lidhën kurorë më 23 dhejtor të vitit 2018.

(s.a/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz liam hemsworth miley cyrus liam hemsworth miley cyrus

Sondazh

Poll