Sport

VIDEO/Futbollistët zbresin në fushë, por nuk ka futboll! Ja çfarë po ndodh në 5 stadiumet shqiptare

19 Shtator 2020, 14:27 Nga DOSJA
VIDEO/Futbollistët zbresin në fushë, por nuk ka futboll! Ja

SHQIPËRI-Klubet e Kategorisë Superiore kanë zbritur në fushë por nuk do të luajnë në shenjë proteste. Ndodhemi në javën e dytë të kampionatit dhe ende nuk është “shkelmuar” topi i parë për këtë sezon.Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5-ta stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin. Pasi u rreshtuan në fushë dhe lexuan letrat përkatëse, të gjitha skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

Kërkesat e Ligës së Futbollit për qeverinë janë miratimi i një ligji për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf futboll kukesi liga profesioniste partizani superiore tirana fshf futboll kukesi liga profesioniste partizani superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2020, 14:05

TIRANË-Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë. Gazeta prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka p...

Sport 18 Shtator 2020, 20:51

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me ...