Sport

5 tetori, data ku do të vendoset e ardhmja e Hysaj-t te Napoli, menaxheri i shkodranit presion klubit: Nëse nuk firmosni largo

19 Shtator 2020, 11:00 Nga DOSJA
5 tetori, data ku do të vendoset e ardhmja e Hysaj-t te Napoli, menaxheri i

ITALI- Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli disa ditë më parë, ndërsa mediat italiane raportojnë se palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Pas largimit të Ancelotti, mbrojtësi i krahut ka gjetur minuta të rëndësishme nën drejtimin e Gattusos, megjithatë rinovimi nuk po vjen dhe kjo situatë e bën të pasigurtë të ardhmen e shkodranit në klubin napolitan.

Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi dhe kërkesa është 2.8 milionë euro në sezon ndërsa drejtuesit blu ofrojnë 2.2 milionë. Në këtë pikë, menaxheri i shkodranit Mario Giuffredi ka paralamëruar Napolin se nëse rinovimi nuk bëhet deri në fund të merkatos, lojtari do të largohet me parametër zero verën e ardhshme, kur i përfundon edhe kontrata.

“Do të ketë një pagesë unike, në rast se arrijmë një akord, që do të kënaqë lojtarin. Interesi im është të rinovojë brenda 5 tetorit, më pas nuk e di më nëse bëhet. Kam besim, por nuk varet më nga unë, unë e bëra atë që mund të bëhej.” Përfundon agjenti i lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elseid hysaj napoli serie a elseid hysaj napoli serie a

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2020, 20:51

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me ...

Sport 18 Shtator 2020, 15:29

Armand Duka letër Ramës

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetë...