Sport

Suarez, sa larg dhe afër Barcelonës, sulmuesi refuzon milionat e Amerikës, Juventus fokusohet te Dzeko

19 Shtator 2020, 10:47 Nga DOSJA
Suarez, sa larg dhe afër Barcelonës, sulmuesi refuzon milionat e

SPANJË-E ardhmja e Luis Suarez është ende e gjitha për tu përcaktuar. Barcelona po planifikon të mbledhë miliona euro mes shitjeve ku pjesë e lojtarëve që pritet të largohen është edhe sulmuesi në rast se vjen një ofertë e mirë në drejtim të tij. Mësohet se 33-vjeçari ka refuzuar ofertën e fundit të Inter Miami në SHBA.

Pra, e ardhmja e Luis Suares mbetet pezull midis vitit të fundit të kontratës së tij te Barcelona dhe negociatave me Juventusin. Sipas ESPN, lojtari ka refuzuar ofertën 4 vjeçare me nga 8 milionë euro në vit nga klubi ku pronar është David Beckham. Ai do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e “Major League Soccer”.

Rekordi mbahej nga Zlatan Ibrahimovic i cili përfitonte 7.2 milionë euro. Deri më tani edhe Juventus duket sikur e ka braktisur pistën Suarez, pasi bardhezinjtë duken më të përqëndruar për të firmosur me Dzekon.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport david beckham inter miami juventus suarez david beckham inter miami juventus suarez

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2020, 20:51

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me ...

Sport 18 Shtator 2020, 15:29

Armand Duka letër Ramës

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetë...