Sport

Fitoi 8-0 ndaj Schalkes, trajneri i Bayern Munich habit me deklaratën:Duhej të shënonim edhe 3 apo 4 gola të tjerë

19 Shtator 2020, 10:18 Nga DOSJA
Fitoi 8-0 ndaj Schalkes, trajneri i Bayern Munich habit me deklaratën:Duhej

GJERMANI– Bayern Munich shkatërroi Schalken mbrëmë me shifrat 8-0, me skuadrën e Hansi Flick, që u tregua e pamëshirshme. Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i kampionëve, që nuk heziton të gjejë probleme edhe në këtë fitore. Kampionët në fuqi të Gjermanisë ishin në formë mbresëlënëse, madje trajneri theksoi se lojtarët e tij duhej të kishin shënuar më shumë në pjesën e parë.

“Kemi luajutar shkëlqyeshëm,por duhej të kishim shënuar edhe dy,tre,mbase edhe katër gola në pjesën e parë. E rëndësishmë është se treguam që jemi në rrugën e duhur edhe këtë sezon. Forma e tyre ishte madhështore. Kam një skuadër që luan me intensitet dhe nuk e humbet në asnjë moment përqendrimin”.

Trajneri i Bayern Munich foli gjithashtu edhe në lidhje me formën e Leroy Sane. Sipas tij, futbollisti bëri  një ndeshje të mirë, por u tregua më altruist se duhej në disa momente.

“Leroy bëri një ndeshje të mirë. Ndoshta në disa momente u tregua më altruist se ç’duhej, por ishte vetëm ndeshja e tij e parë me ne dhe duhet t’i japim pak kohë. Jam shumë i kënaqur që është pjesë jona dhe kam bindjen se do të jetë vendimtar për ne gjatë sezonit.” Përfundon Flick.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga hansi flick leroy sane schalke bayern munich bundesliga hansi flick leroy sane schalke

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2020, 20:51

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me ...

Sport 18 Shtator 2020, 15:29

Armand Duka letër Ramës

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetë...