Sport

18 Shtator 2020, 20:51 Nga DOSJA

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me të njëjtën forcë “goditi” edhe Schalken në sfidën që ngriti siparin e Bundesligës për sezonin e ri.

Në një “Allianz Arena” të boshatisur, për shkak të masave që qëndrojnë ende në fuqi për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kampionët e Bundesligës i shënuan 8 gola Schalkes pas pësuar asnjë, si për të treguar se edhe në këtë sezon nuk do të kenë konkurrentë.

Debutim perfekt për Leroy Sane, që shënoi një nga 8 golat e sfidës, por ai që që mori topin e ndeshjes në shtëpi ishte Gnabry, protagonist absolut i mbrëmjes me një tregolësh. Lojtarët e tjerë që shtuan emrin në listën e golashënuesve ishin: Goretzka, Lewandowksi, Muller dhe 17-vjeçari Musiala, një nga talentet që Hansi Flick gjeti rastin ta promovonte në Bundesligë.

Zhgënjim i madh për Schalken, që as në ëndrrën më të keqe nuk e kishte parë këtë disfatë të thellë që në ndeshjen startuese të Bundesligës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich bundesliga schalke bayern munich bundesliga schalke

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2020, 15:29

Armand Duka letër Ramës

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetë...