Sport

Jo vetëm futbolli,Italia hap stadiumet edhe për sportet e tjera, Spadafora zbulon sa tifozë lejohen

18 Shtator 2020, 15:58 Nga DOSJA
Jo vetëm futbolli,Italia hap stadiumet edhe për sportet e tjera,

ITALI-Duke filluar nga gjysmëfinalet e Tennis Masters 1000 në Romë, 1000 spektatorë mund të marrin pjesë. Kjo hap ngjarjet sportive për publikun, në ambiente të hapura, duke respektuar me përpikmëri rregullat, si distancimi social, përdorimi i maskave dhe rezervimi i ulëseve. Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, ka dhënë një lajm të mirë për klubet dhe tifozët e futbollit në Itali. Tashmë Ministria e Shëndetësisë ka dhënë “OK”-in që në ngjarjet sportive në ambiente të hapura të lejohen deri në 1000 persona.

“Në orët e ardhshme ky vendim do të bëhet zyrtar, por unë dua të falënderoj Ministrin Speranza për bashkëpunimin dhe Komitetin Teknik Shkencor (CTS). Përparësia ishte që të mos bënim dallime mes ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive”, thotë Spadafora fillimisht.Një hap i parë, më në fund, drejt kthimit në normalitet”, përfundon Ministri i Sportit, ndërkohë që në tetor do tentohet hapja e stadiumeve edhe për më shumë tifozë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian itali serie a spadafora futbolli italian itali serie a spadafora

Sondazh

Poll

Sport 18 Shtator 2020, 15:29

Armand Duka letër Ramës

I nderuar zoti Kryeministër!Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetë...