Sport

Kishin frikë se mos infektoheshin me COVID-19, futbollistët distancohen dhe pësojnë 37 gola

18 Shtator 2020, 10:53 Nga DOSJA
Kishin frikë se mos infektoheshin me COVID-19, futbollistët

GJERMANI-Fundjavën e kaluar në Gjermani u luajt takimi mes Ripdorf dhe Holdenshtedit për ligën amatore. Ndeshja përfundoi me shifrat 37-0 për Holdenshtedit dhe arsyeja e vetme ishte frika e infektimit. Lojtarët e Ripdorf, që kanë zbritur në fushë me frikën e infektimit, kanë ruajtur distancat me kundërshtarët e Holdenstedt.

Një lojtar i Holdenshtedit kishte pasur kontakt me një person të infektuar. Skuadra rezultoi negative, por Ripdorf kishte frikë, duke qenë se nuk u krye karantina 14-ditore. Ata kërkuan anulimin e ndeshjes, por autoritetet lokale refuzuan. Shumë lojtarë refuzuan të luanin, por u zëvendësuan nga rezervat, sepse klubi kërcënohej me 200 euro gjobë nëse nuk luante.

“U jemi mirënjohës atyre 7 lojtarëve që dolën vullnetarë, sepse po të braktisnim ndeshjen, do të gjobiteshim. Me të nisur loja, lojtarët tanë largoheshin në vijat anësore për të ruajtur distancën dy metra”, tha presidenti i Ripdorfit, Patrik Ristov.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll gjermani futboll gjermani

Sondazh

Poll