Sport

Keidi Baren e kërkojnë edhe në Serie A, mesfushori shqiptar duket larg Malagës

18 Shtator 2020, 09:28 Nga DOSJA
Keidi Baren e kërkojnë edhe në Serie A, mesfushori shqiptar duket

SPANJË-E ardhmja e Keidi Bares me shumë mundësi do të jetë larg Malagës. Klubi spanjoll kërkon ta shesë futbollistin shqiptar në mënyrë që të përfitoj financiarisht, duke qenë se kanë goxha probleme ekonomike. Por, nëse para pak ditëve e interesuar për mesfushorin ishte vetëm Espanyol, së fundmi në horizont janë shfaqur edhe disa ekipe italiane ku më i rëndësishëm është interesimi nga ana e Udinezes.

Klubi nga Friuli po zhvillon sondazhe për fierakun, i cili pasi ka provuar shijen e La Liga me fanellën e Atletiko Madrid, tashmë mund të ketë shansin të luaj në një kampionat elitar të Europës siç është Serie A, e në këtë formë t’i bashkohej kolonisë shqiptare në Itali. Ndërkaq, pas Udinezes në listën e pretendenteve për Baren janë edhe Parma e dy ekipe të Serisë B si Pisa dhe Salernitana.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport keidi bare malaga serie a udinese keidi bare malaga serie a udinese

Sondazh

Poll