Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA ‘blindon’ Elbasanin, shoqërohen gjashtë anëtarë të dy familjeve, efektivët vihen në ndj

17 Shtator 2020, 16:27 Nga DOSJA
Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA ‘blindon’ Elbasanin,

ELBASAN– Gjashtë persona nga dy familje, banues në qytetin e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariatin e qytetit, disa orë pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujari. Mësohet se gjashtë personat janë shoqëruar gjatë mbrëmjes së sotme, kohë kur Elbasani u sundua nga forcat RENEA.

Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë, Përparim dhe Mëngël. Identetet e të shoqëruarve nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës.

Gjithashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në hyrje e dalje të qytetit ku mjete të shumta po i nënshtrohen kontrollit të efektivëve. Për momentin RENEA është vënë në ndjekje të një mjeti që nuk i është bindur urdhërit të ndalimit nga policia.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.   3 autorët të veshur si policë vranë me armë zjarri 50-vjeçarin dhe pas krimit të rëndë ata dogjën mjetin që përdorën gjatë atentatit. Viktima ishte vëllai i Talo Çelës, të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet bujar çela talo çela bujar çela ekzekutohet bujar çela talo çela

Sondazh

Poll