Aktualitet

Sekuestrohen 636 mijë paketa cigare në Han të Hotit, malli ishte pa pullë fiskale dhe kapte vlerën e 1 miliard lekëve

17 Shtator 2020, 17:44 Nga DOSJA
Sekuestrohen 636 mijë paketa cigare në Han të Hotit, malli ishte

SHKODËR- Një trailer më 636 mijë paketa cigare është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit. Malli nuk ishte i pajisur me pulla fiskale dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën doganore prej 1 miliard lekësh.

Ndalimi i trailerit është bërë gjatë kontrolleve doganore që ka bërë shteti shqiptar. Mjeti me targa bullgare, ka hyrë në territorin shqiptar nga shteti i Malit të Zi dhe po transportonte një ngarkesë prej 1.272 koli cigaresh ose 636 mijë paketa. Paketat e cigareve nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të asnjë vendi përfshirë këtu edhe Shqipërisë.

Autoritetet doganore kanë sekuestruar trajlerin së bashku me ngarkesën që kishte, ndërsa materialet i janë dorëzuar prokurorisë Shkodër.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cigaret pa pulle fiskale sekuestrohen 636 mije cigare cigaret pa pulle fiskale sekuestrohen 636 mije cigare

Sondazh

Poll