Politike

I kritikoi Presidenti/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikon 2 kandidatë, miraton prokurorin për në Kushtetuese

17 Shtator 2020, 11:46 Nga DOSJA
I kritikoi Presidenti/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

TIRANE– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e Presidentit Meta për perfomancën e KED dhe KLGJ për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Me anë të njoftimi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bëri me dije se ka miratuar lejimin e kandidimit të prokurorit Altin Binaj për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Por nga ana tjetër u ka ndaluar kandidimin dy juristëve të tjerë, Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit, duke i skualifikuar nga gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej shkruhet se kandidati Gentian Mete është tërhequr nga gara për të zënë një vend në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, Altin Binaj e ka kaluar procesin e vetingut, teksa më parë ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Ky vendim i KED vjen pas kritikave që Meta u drejtoi sot për vonesat që po bënte ky institucion lidhur me emërimet që çojnë në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga Vitore Tusha, anëtare me kompetencat e kryetarit, Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2020, 09:54

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se duhet transparencë për pronësinë e medias...