Aktualitet

KOKA E KARTELIT/ Zbardhen EMRAT, ja kush u arrestua bashkë me Eldi Dizdarin jashtë vendit, Policia: Biznesmeni me rekorde krim

17 Shtator 2020, 10:58 Nga DOSJA
KOKA E KARTELIT/ Zbardhen EMRAT, ja kush u arrestua bashkë me Eldi Dizdarin

TIRANE- Policia e Shtetit zbulon emrat e personave të arrestuar bashkë me Eldi Dizdarin jashtë vendit. Policia thotë se janë Dizdari është arrestuar dhe cilësohet nga autoritetet si një emër shumë i rrezikshëm dhe me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogërave të forta. Po ashtu në pranga kanë rënë, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji. Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur.

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin velsula denis matoshi eldi dizdari gjergj lesaj karteli los blancos karteli shqiptar i droges lek colaj robert varga sokol aliko altin velsula denis matoshi eldi dizdari gjergj lesaj karteli los blancos karteli shqiptar i droges lek colaj robert varga sokol aliko

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 10:52

TIRANE– Ditën e sotme kanë dalë emra të tjerë të cilët do të kandidojnë për pozicionet e KQZ-së.Kështu kandidaturën për kryekomisioner e ka dorëzuar anëtari i K...